E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti mberthen Europen anulohen qindra fluturime

Udhëtimet e Krishtlindjeve, ulja e çmimeve, vizitat tek të afërmit, janë dashur të anulohen të gjitha për shkak të temperaturave nën zero dhe reshjeve të dëborës që prej disa ditësh kanë përfshirë kontinentin europian.

Si pasojë e reshjeve të borës në Gjermani janë anuluar fluturimet dhe udhëtarët janë bllokuar në aeroporte. Pjesa më e madhe e Gjermanisë verilindore e gjeti veten të mbuluar disa centimetra dëbore, ndërsa termometri shënon -16 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë më shumë bore dhe shoferët janë paralajmëruar për mbylljen e rrugëve për shkak të ngricave.

Në Rusi temperaturat kanë arritur në -30 gradë celcius dhe Moska prej ditësh është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë shkaktuar dhe ndërprerjen e energjisë për 48 orë në Oblast.

Dhjetëra fluturime në Paris, Mynih, Gjenevë dhe Stokholm jane anuluar .

Reshjet e dëborës kanë prekur dhe Ballkanin. Në Serbi, autoritetet kanë pezulluar trafikut rrugor për të parandaluar aksidentet, ndërsa të moshuarit në Kroaci janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.
Në Bosnje-Hercegovinë disa njerëz janë ankuar se i ftohti ka rënduar gjendjen e tyre shëndetësores. Ortekë dëbore u raportuan edhe në disa zona malore në Mal të Zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›