Situata ne Siri shperthime ne ndertesen e Ministrise se Mbrojtjes

Një autobombë si dhe dy eksplozivë të tjerë kanë shpërthyer në derën kryesore të Ministrisë së Brendshme siriane në Damask.
Nga shpërthimet ka pasur viktima dhe pse numri i tyre nuk saktësohet. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror.
Zona ku ndodhet ministria është një nga fushëbetejat kryesore mes kryengritësve të opozitës dhe ushtrisë së presidentit Bashar Al Asad.
Kryengritësit e opozitës kanë fituar terren në periferi të Damaskut.
Të paktën 40 mijë viktima janë shkaktuar deri tani nga lufta civile në bemd e cila ka nisur në mars të 2011-ës me protestat në rrugë kundër presidentit Asad.
Ndërkohë grupi i vendeve mike të Sirisë, i përbërë nga vendet arabe dhe perëndimore, e që prej kohësh kundërshtojnë regjimin e Asad, ka deklaruar formalisht opozitën e bashkuar në koalicionin kombëtar si të vetmen përfaqësuese të ligjshme të popullit sirian.
Kjo vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit amerikan Barak Obama gjatë në një interviste.
Obama ka njohur opozitën siriane si përfaqësuesen e ligjshme të popullit sirian. Deklaratë kjo që është kundërshtuar nga ministri i jashtëm rus Lavrov, i cili është shprehur i befasuar nga kjo deklaratë.