E Diel, 1 Nëntor 2026

I ftohti në kryeqytet, abuzime me çmimet e lëndëve drusore

I ftohti i acartë që ka mbërthyer gjithë vendin tonë, ka bërë që ngrohja me lëndë drusore të shndërrohet në një nevojë te domodoshme edhe në kryeqytet. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka nxitur banorët në kryeqytet, si rrallë herë që të braktisin ngrohjen me energji elektrike. Kjo jo vetëm për shak të reduktimeve të herëpashershme dhe cmimit të kushtueshëm për të cilin duhe të paguajnë, por edhe për garancinë që marrin nga ngrohja me dru zjarri. Nga ana tjetër, qytetarët tregojnë se edhe në këtë rast problemet janë evidente. Tregtarët abuzojnë jo vetëm me cmimet e lëndës drusore, por edhe me njësitë matëse.
Nga ana tjeter tregtarët nuk e pranojnë këtë situatë të krijuar lidhur me cmimin e lëndëve drusore. Ata theksojnë jashtë kameras se rritja e cmimit është e papërfisllshme, dhe jo papërballueshme për xhepin e qytetarëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›