E Diel, 1 Nëntor 2026

I fusin edhe fëmijët në luftë

Kryengritësit sirianë, të cilët po mundohen të rrëzojnë presidentin sirianë, Bashar Al-Assad, po i shfrytëzojnë në luftë edhe fëmijët, thuhet në raportin e fundit të organizatës Human Rights Watch (HRW).

Në mesin e fëmijëve që po transportojnë armatim dhe mjete tjera për nevojat e kryengritësve ka edhe të atillë që nuk janë më të vjetër se 14 vjeç. Shumë 16-vjeçarë ndërkaq kanë dëshmuar para aktivistëve të organizatës se kanë marrë pjesë edhe në beteja të ndryshme.

Angazhimi në luftë i personave më të ri se 15 vjeç konsiderohet krim i luftës nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përkujton HRW në raportin e saj.

Njëkohësisht, sipas Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijëve, pjesëmarrës të luftërave nuk guxojnë të jenë personat më të ri se 18 vjet.

Por, kur të fillojë lufta, duket se askush më nuk mërzitet për moshë. Në fotografitë nga Siria shpeshherë shihet sesi edhe fëmijët tepër të rinj bartin armatim.

Si rrjedhojë, bashkësia ndërkombëtare sërish iu ka bërë thirrje palëve në konflikt që t’i ruajnë fëmijët nga tmerret e luftë, dhe që të mos i përfshijnë ata me vetëdije në kuadër të forcave luftarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›