E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjendet koka studentes. E vrau komshiu 80- vjeçar. Abuzonte me te që kur ishte 14- vjeç

Ajshe Vata

UPDATE- Tri ditë pas vrasjes makabre të 18- vjeçares nga Durrësi policia ka gjetur kokën e viktimës si dhe ka arrestuar autorin e vrasjes.

Një 80- vjeçar i identifikuar si Shaban Selim Norja, komshiu i viktimës është autori i vrasjes makabre.

Koka është gjetur vetëm pak metra në largësi të vendit ku u gjet më parë trupi i studentes. Dyshohet se 80-vjeçari kishte një marrëdhënie 4- vjeçare me të renë, ndërsa po ai është edhe babai i foshnjes 3- muajsh të viktimës.

Policia tha se ka gjetur prova të pakontestueshme që vërtetojnë se vrasja është kryer nga 80- vjeçari. Arma e krimit, thika si dhe njolla gjaku në rrobat e 80- vjeçarit.

Policia tha se studentja fillimisht është qëlluar në kokë me pistoletë dhe më pas i është prerë koka. Dyshohet se 80- vjeçari ka abuzuar seksualisht që prej moshës 14- vjeç me viktimën.

Autori eshte nje ish i denuar me 9- vite burg per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative.

Dyshohet edhe për persona të tjerë qe kane bashkëpunuar ne vrasje.

Ajshe Vata, 18 vjeç u gjet e masakruar mëngjesin e 11 tetorit në afërsi të shtëpisë së saj në fshatin Vllazërim të komunës Xhafzotaj.  Studentes 18- vjeçare i kishin prerë kokën, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se ajo kishte qenë 3- muajshe shtatzënë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›