Masakrimi i studentes, gjendet koka. Një 82- vjeçar dyshohet për vrasjen e studentes

Viktima, Ajshe Vata
UPDATE- Tri ditë pas vrasjes makabre të 18- vjeçares nga Durrësi policia arreston një të dyshuar kryesor.
Nga të dhënat e para mësohet se i dyshuari është nga bashkëfshatar i viktimës, rreth 82 vjeç i identifikuar si, Shaban Norja, komshi me viktimen.
Sipas të dhenave paraprake janë gjetur prova të mjaftueshme materiale, të cilat implekojnë të moshuarin në vrasjen makabre të 18- vjeçares. Dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në vrasje.
Sipas policise jane gjetur gjurme gjaku ne rrobat e te dyshuarit si dhe arma e krimit, ndërsa po bëhen kërkime për gjetjen e kokës së studentes.
Për të njëjtën ngjarje janë marrë në pyetje edhe 10 persona të tjerë bashkëfshatarë të viktimës.
Ajshe Vata, 18 vjeç u gjet e masakruar mëngjesin e 11 tetorit në afërsi të shtëpisë së saj në fshatin Vllazërim të komunës Xhafzotaj. Studentes 18- vjeçare i kishin prerë kokën, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se ajo kishte qenë 3- muajshe shtatzënë.