E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I gjithë stadiumi këndon himnin e Shqipërisë, i pranishëm edhe futbollisti legjendar ukrainas Shevchenko

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës në “Arenën Kombëtare”.

Pak momente nga starti i lojës, u kënduan himnet e të dyja kombëtareve.

Në stadium është i pranishëm dhe futbollisti legjendar ukrainas, Andriy Shevchenko, i cili këndoi himnin e shtetit të tij së bashku me lojtarët në fushë.

Nga ana tjetër, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë kur u këndua himni ynë kombëtar, duke dhënë emocione të papërshkueshme si për tifozët që ndodheshin në “Arenën Kombëtare”, ashtu dhe për ata që e ndoqën nga shtëpia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›