I infektuar me COVID, Biden asimptomatik, por ende në izolim

Presidenti i SHBA Joe Biden , i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 që nga e enjtja, po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe tani mund të fillojë përsëri të ushtrohet fizikisht, njoftoi mjeku i tij personal në një letër të publikuar sot nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti tani po ndihet mjaft mirë për të rifilluar një aktivitet atletik. Simptomat e tij janë zhdukur pothuajse plotësisht”, shkroi Dr. Kevin O’Connor.
Të hënën, Joe Biden tha se ndihej “shumë mirë” dhe shpresonte të kthehej plotësisht në punë brenda javës. Megjithatë, Biden do mbetet në izolim./ CNN.gr
/rtsh.al/