SHBA: Sulmi rus në Odessa vë në rrezik marrëveshjen e grurit

Sulmi i Rusisë në portin e Odessa rrezikon marrëveshjen e eksportit të grurit. Kështu deklaroi Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara së bashku me komunitetin ndërkombëtar do të vazhdojnë të vlerësojnë opsionet për rritjen e eksporteve në rrugë tokësore.
Rusia sulmoi një ditë më parë portin e Odessës vetëm disa orë pas lidhjes së marrëveshjes me Ukrainën për eksportin e grurit, që ka mbetur i bllokuar që nga nisja e luftës.
Edhe gjatë mbrëmjes Rusia ka sulmuar sërish qytetin e Odessës duke bombarduar pallatet e civilëve.
/rtsh.al/