I jep fund jetes regjisori Monicelli

Vdiq ne Rome ne moshen 95-vjecare regjisori Mario Monicelli i cili konsiderohej babai i komedise italiane. Ai ndodhej i shtruar ne spitalin San Giovanni dhe me sa bejne te ditur burimet mjekesore eshte hedhur nga dritarja e katit te peste te nderteses ku ndodhej i shtruar.
Mario Minicelli kishte lindur ne Viareggio ne vitin 1915 dhe gjate karieres se tij kishte drejtuar 66 filma dhe kishte shkruar rreth 80 skenare. Se bashku me Dino Risin e Luigi Comencini ai konsiderohej si nje prej koloneleve te komedise. Nder sukseset e tij mbeten te paharruar Guardie e Ladri Roje dhe hajdute apo Amici Miei Miqte e mi. Por perkrah komedise ai ka sjelle edhe vepra dramatike filmin e fundit e kishte xhiruar ne vitin 2006 me shume veshtiresi per mungese fondesh.