Kopshti i endrrave
Ekspozita ne Bydgoszcz paraqitja me e madhe e artit modern shqiptar qe eshte paraqitur ndonjehere ne Poloni
Me 10 dhjetor deri me 27 shkurt 2011 ekspozita Kopshti i endrrave prezanton artin modern shqiptar ne Poloni. Pjesemarresit jane 26 artiste shqiptare kryesisht nga Shqiperia dhe Kosova kryesisht pedagoge te Akademise se Arteve te Tiranes.
Galeria Miejska e Bashkise se Bidgoshcit Bydgoszcz informon se produkti artistik qe po vjen i perket nje vendi qe per nje kohe te gjate ka qene i izoluar dhe ka luftuar per ruajtjen e identitetit kombetar kurse aktualisht po perpiqet te jete pjese e Evropes se Bashkuar.
Arti i ketij vendi me kulture te lashte nje nga me te lashtet e familjes se vendeve evropiane eshte krejt i panjohur per publikun polak. Ekspozita ne Bidgoshc eshte nje rast i shkelqyer per te njohur artin bashkekohor artin me te ri nga Shqiperia art me nje fryme krejt te re.
Perfaqesuesit jane Adem Rusinovci Ardian Isufi Albes Fusha Ali Oseku Ardian Kapo Artan Peqini Fatmir Miziri Gazmend Leka Genc Permeti Ilir Butka Lumturi Blloshmi Majlinda Kelmendi Merita Selimi Najada Hamza Oert Miziri Sadik Spahija Vladimir Myrtezai Gentiana Meta Jetmir Lubonja Kedi Meniku Renato Alickolli Rezarta Hoxha.
Larmia e mjeteve shprehese nga piktura skulptura qeramika te video instalacioni performanca fotografia paraqesin paraqesin ne permbajtje sic ben te ditur galeria polake pervoja historike sociale.
shte me interes edhe prezantimi individual i artisteve sidomos i atyre qe i perkasin nje brezi me te vjeter me nje krijimtari qe pershkon nje trajektore komplekse.
Prof. Fatmir Miziri skulptor pjesemarres ne ekspozite kurator i saj bashke me Wacaw Kuczma drejtor i Galerise Miejska ne katalogun e Kopshtit te endrrave prezantohet Ne vijme nga Shqiperia nje vend i vogel mesdhetar qe sot perkufizohet rendom si Ballkani Perendimor i banuar qysh heret qysh atehere kur kujtesa njerezore perhumbet ne mijeravjecare.
Te ndodhur mes Lindjes dhe Perendimit banoreve te ketij territori iliret e me pas Shqiptaret u eshte dashur te perballen me sfida qe parashtronin etapat e qyteterimeve helen romak bizantin me pas otoman e deri ne sfidat e reja qe parashtronin ardhmerine deri me sot.
Ne vijme nga larg me deshiren per te rivendosur nje dialog dikur te nderprere me vullnetin per te riformatuar nje bashkepunim te ri. Ne kete rrugetim ambicioz protagoniste mbeten autoret pjesemarres ata qe mundesuan kete ngjarje jo te zakonte permes ketij koleksioni kaq interesant. Ata vleresohen si zera nga me te spikaturit njeheraz edhe akademike te nderuar sigurisht jo te vetmit. Misioni i tyre eshte te prezantojne veten dhe vendin e tyre.
Shkurtimisht prof. Miziri e njeh publikun polak edhe me bashkekohesine e artisteve pjesemarres me dy periudhat kyce te historise se vendit gjate se ciles kane krijuar keta autore njera kohe e para viteve nentedhjete kur arti pamor shqiptar krijohej ne kushte modeste te lirise se shprehjes dhe informacionit te kufizuar ne kohen tjeter e pas viteve nentedhjete ata perballen me baze krejt tjeter realeje sociale ekonomike politike.
Prof. Miziri shenon se artistet ishin te paret qe u angazhuan ne kete realitet te ri te gjendur ne avanguarde reaguan me refleksione u ndergjegjesuan permes nje procesi dinamik jo pa keqkuptime shpesh me prurje befasuese. Kudo ndihet pasioni i brendshem me pergjegjesine e papritshmerine per te arritur Kopshtin e endrrave.
Artistet e perzgjedhur mund te konsiderohen si nje grupim elitar real shume koherent me orientim postmodern.
Ne dite te ndryshme studiues shqiptare qe jetojne ne Poloni dhe studiues polake qe e njohin boten shqiptare mbajne disa ligjerata ne dite te ndryshme.
Rigels Halili prezanton komunizmin e ndertuar sipas shqiptareve dhe fundi i tij ne kete vend Marcin Szubstarski mban nje leksion per iliret paraardhesit e shqiptareve Urtan Mucolli trajton turbofolkun si nje fenomen qe hap diskutim per kulturen kitsch dhe per elemente te kultures shqiptare Aleksandra Szopa flet per Shqiperine si nje vend me te cilin mund te biesh ne dashuri Justyna Irla prezanton Kanunin e Leke Dukagjinit si pjese e nje historie te djeshme te se drejtes zakonore Magdalena Kus per artin e realizmit socialist dhe kohet moderne.
Keshtu qe ekspozita ne Bydgoszcz paraqitja me e madhe e artit modern shqiptar qe eshte paraqitur ndonjehere ne Poloni nuk eshte vetem prezantim i artit pamor nen patronazhin e Ambasades Shqiptare ne Poloni dhe e autoriteteve te pushtetit vendor polak.