E Hënë, 2 Nëntor 2026

I kemi bërë detyrat”, Hasani: Hapja e kapitujve, historike për Shqipërinë

Më datë 15 tetor do të mbahet në Bruksel konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani u shpreh se Shqipëria e ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrave.

“Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që kërkon, e bindur që do të përfaqësoj vlerat më të mira të vetat. Tani qeveria i ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të veta. E gjithë përpjekja është përpjekje e shoqërisë Shqiptare. Lutem të gjithë Shqiptarëve që këtë moment historik ta konsiderojnë të tyrin dhe të asnjë grupi tjetër. Do hapen kapitujt”, tha ministri Hasani.

Për shefin e diplomacisë shqiptare ky është një moment tepër i rëndësishëm.

 “Kjo nuk është pjesë buxheti apo parash, është momenti më i rëndësishëm i Shqipërisë me BE dhe me familjen nën të cilën ne bëjmë pjesë”, tha ministri Hasani.

Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor. vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Greqinë, kanë marrë vendim të mërkurën e 25 Shtatorit që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe ta ndjekë e vetme rrugën drejt anëtarësimit në union./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›