I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini

Vetëdorezohet në polici Nazmi Shahini alias Drazhi, ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge dhe grup kriminal.
Ndaj tij SPAK ka lëshuar masën e sigurisë arrest në burg pasi nga hetimet ka rezultuar se sëbashku me persona të tjerë ka patur rolin e financuesit dhe drejtuesit të grupit kriminal që trafikuan 8.1 ton lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.