I kujtoj Presidentit: Qarkullimi i librit, si ai i gjakut
Natasha Lako - poete
Mbarevajtjen e librit paradoksalisht po na i kujton ditet e fundit lajmi dhe kundershtimet per vendosjen e TVSH-se. Shqiptaret me sa duket duhet te kuptojne se kjo TVSH eshte nje lloj mbrothesie financiare, qe u dhuron nje institucion dhe nje shoqeri qe nuk di te pezulloje, te pakten sipas shtypit veprimtari te paligjshme ose te rrezikshme, ose ndertime qe kryen ne pafuqishmeri te permbarimit, prane ndonje ambasade. Ky ligj i TVSH-se mund te quhet nje alibi i kesaj mbarevajtjeje te cuditshme. Do te ishte ne te mire te kultures shqiptare, te pakten te shkrimtareve shqiptare, qe keto institucione financiare, perpara se te kryejne veprime prapavepruese dhe ligjore, te na sqarojne se ku do te shkojne keto te ardhura te vobekta te perfituara nga TVSH-ja e librit, e konsideruar si lloj djatherash te importit - dhe sa ne kete rast ekziston rreziku i sponsorizimeve te shumta te koncerteve fluide, te cilat ne dem dhe ne dem te librit nuk lene asnje gjurme.
Do te ishte me mire qe keto instanca te shqetesoheshin dhe te ndihmonin me teper qarkullimin e librit, i cili sot eshte krejt i ngrire dhe aq me teper te gjalleronin aktivitetin e bibliotekave ne te gjithe anet e vendit. Me kete rast, i kujtoj Presidentit te Shqiperise, Bamir Topit, te marre ne patronazh te gjitha keto biblioteka, pasi qarkullimi i librit eshte pothuaj si qarkullimi i gjakut, vecanerisht ne nje vend si Shqiperia, e cila ka mbijetuar ne saje te gjuhes shqipe, nje lavdi qe nuk do ta arrije dot te pakten per kushtet tona, asnje politikan, qofte i sotem, i djeshem, apo i se nesermes.