E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po provokohet tkurrje dhe ndarje me boten

Rexhep Meidani - studiues, ish-President i Republikes
Kam ndjekur me nje vemendje te vecante ndryshimin e fundit legjislativ, i cili parashikon futjen e TVSH-se per botimet qe hyjne ne Shqiperi. Dhe kjo, nderkohe qe pritej nje lehtesim i politikave fiskale ne trajtimin e librit, larg pamjes se tij ne menyre sempliste e burokratike si nje mall i rendomte. Ndryshe nga vleresimi pozitiv i gati i dy vjeteve me pare ndaj heqjes se kesaj takse, me prurje financiare minimale, rifutjen e saj, pa ndonje motivim parimor, jo vetem nuk e kuptoj, por e quaj te gabuar e tendencioz, pare ne nje rrafsh shume me te gjere kombetar e qytetar. Per disa arsye.
Keshtu, duke rritur cmimet, vecse mund dhe do te pakesojme blerjet e abonimet e literatures ne gjuhe te huaj (libra, periodike, gazeta etj.), pra dhe hyrjet e saj. Me fjale te tjera, nderkohe qe kerkohet nje kontakt gjithnje e me i madh ndaj veprave boterore apo materialeve te tjera, ne gjuhet perkatese, ne mund te provokojme pa dashje nje tkurrje fare te padeshiruar. Sepse, cfaredo qe te pretendohet dhe pavaresisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›