E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë për fushatën, ma mbuloi PD

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se ai vetë personalisht nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Berishës, fushatën e tij elektorale e ka mbuluar Partia Demokratike.

“Unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe në lidhje me faturën e kontratës me Chris LaCivita, këshilltari i fushatës së Partisë Demokratike dhe Koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha tha se për partitë politike ka një ligj i cili përcakton afatin.

“Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor. Kandidatët e tjetër kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo është”, tha Berisha.

/m.q//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›