E Diel, 1 Nëntor 2026

I mituri tenton të vjedhë një automjet në qendër të Tiranës

Tiranë, 6 korrik NOA Një i mitur ka tentuar të vjedhë një automjet, por është diktuar nga policia duke përfunduar në qeli.

K. F. 14-vjeç lindur dhe banues në fshatin Sukagji të Lezhës është arrestuar dje nga efektivat e komisariatit të policisë nr.3, për akuzën e vjedhjes e mbetur në tentativë.  

Burime nga policia thanë se arrestimi i 14-vjeçari u krye pasi dje në mbrëmje në  rrugën e Durrësit, ai ka tentuar të vjedhë mjetin Volsvagen tip-Golf 4, me targa italiane CF 666 JC, në pronësi të një shtetasi.

Mësohet se i mituri është diktuar nga patrulla e policisë e cila u afrua menjëherë pranë vendit ku konstatoi tentativën e vjedhjes.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›