E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet në banesë 40 vjeçari, shitës i heroinës

Durrës, 6 korrik NOA-Seksioni kundër Narkotikëve në drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës arrestoi të hënën në flagrancë një shpërndarës lënde narkotike me inicialet F. A  i datëlindjes 1969 lindur dhe banues ne Durres.

Rreth orës 15:20, gjatë kontrollit në banesë, të arrestuarit iu gjet një sasi  prej 4 gramësh (pluhur)  lëndë narkotike e llojit  heroinë, të cilën e kishte me qëllim  shitjeje.

Kontrolli u ushtrua ne bazë të informacionit që disponohej  nga shërbimet e policisë se ky  shtetas kish rifilluar të merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Personi ishte dënuar më parë për veprën penale të  Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe Moskallzim te krimit.

m.i/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›