E Enjte, 5 Nëntor 2026

I mori rrjedha e ujit/ Vijojnë kërkimet për babë e bir në Malësi të Madhe

Prej më shumë se dy orësh, vijojnë kërkimet për babë e bir në Malësi të Madhe.

Të dy personat i mori rrjedha e ujit së bashku me automjetin që drejtohej nga babai në Bogë, ndërsa banorët e zonës mundën të shpëtonin vetëm vajzën e familjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët dhe grupet e kërkim shpëtimit të cilët po vijojnë punën, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›