E Diel, 1 Nëntor 2026

I moshuri në Fier plagos me thikë nipin, policia i gjen fishekë në shtëpi

Një 71-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait.

Ngjarja sipas policisë së Fierit ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarit, u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›