E Diel, 1 Nëntor 2026

I nevojshem konsolidimi i pavaresise dhe epolitizimi

06/10/2010Kryeministri takim koke me koke me kreun e ri te Gjykates Kushtetuese

Berisha garanton mbeshtetje institucionale ne kuadrin kushtetues

Qeveria shqiptare do te mbeshtese Gjykaten Kushtetuese ne perforcimin e pavaresise se saj. Kryeministri Sali Berisha gjate takimit me kreun e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja ka theksuar rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Gjate ketij takimi koke me koke zhvilluar paraditen e djeshme ne zyren e kreut te qeverise mesohet se Berisha ka shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik. Shefi i ekzekutivit ka garantuar Dedjen per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane Kryeministrise numri nje i Kushtetueses ka vleresuar mbeshtetjen institucionale te ofruar nga Kryeministri. Ai ka nenvizuar faktin se institucioni qe drejton do te luaje me paanshmeri rolin si garant i Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik. Ai ka konsideruar si shume te rendesishem konsolidimin e metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi. Bashkim Dedja eshte votuar nga Kuvendi i Shqiperise ne fund te muajit maj si anetar i Gjykates Kushtetuese. Nderkohe Presidenti i Republikes muajin e kaluar e dekretoi si kryetar te Kushtetueses cka u mbeshtet edhe nga mazhoranca parlamentare.

Ligjet e rrezuara

Gjate viteve te fundit Gjykata Kushtetuese ka vleresuar disa ligje te propozuara nga qeveria dhe te miratuara nga mazhoranca parlamentare si antikushtetuese. Pas ankimeve nga aktore politike kryesisht nga opozita eshte rrezuar ligji Per pastertine e figures se zyrtareve te larte ne administraten shteterore. Kushtetuesja ka vleresuar si antikushtetuese ndryshimet e bera ne ligjin per pronat marreveshjen me Greqine per ujerat detare si dhe ligjin i cili mundesonte heqjen e makinave per deputetet dhe zyrtaret e larte ne administrate. Vendimi per rrezimin e ligjit te lustracionit solli reagim te ashper te PD-se qe argumentoi se rrezimi erdhi sepse disa nga gjyqtaret prekeshin direkt nga ligji.

Nikolle Lesi

Prokuroria te nise arrestimet majtas dhe djathtas

Kryetari i Levizjes Demokristiane Shqiptare Nikolle Lesi ka kerkuar qe organi i Prokurorise se Pergjithshme te vihet menjehere ne levizje per te hetuar te gjitha akuzat dhe kunderakuzat e leshuara kohet e fundit nga mazhoranca dhe opozita. Ne nje deklarate per shtyp kreu i LDK-se ka theksuar se Prokuroria te reagoje me forcen e ligjit dhe te nise arrestimet nga te dyja krahet e politikes. Prokuroria duhet te filloje arrestimet majtas dhe djathtas te hiqet imuniteti dhe te mos kete askush imunitet per ta pasur si barrikade ka deklaruar Lesi. Zevendesministri i Kultures ka cilesuar si teper te renda te gjitha akuzat qe jane artikuluar nga eksponente te spektrit te djathte dhe atij te majte ne politiken shqiptare. Ai u referohet akuzave qe opozita ka leshuar ndaj disa zyrtareve te larte te mazhorances per perfshirje ne korrupsion si dhe akuzave qe vete PD-ja ka drejtuar ndaj lidershipit te opozites. Sipas Lesit duhet zbatuar parimi i ish-ministrit Ilir Rusmali qe u akuzua pa te drejte por qe dha doreheqjen. Nuk mund te mbartim ne supe sulmet e opozites per faktin se dy ministra nuk japin doreheqjen u shpreh Lesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›