E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skemi kerkuar terheqjen e Bashes

06/10/2010LSI-ja konsideron te rendesishem bashkepunimin me PD-ne per zgjedhjet

PD dhe LSI do te konkretizojne bashkepunimin permes nje marreveshjeje

Levizja Socialiste per Integrim nuk ka nisur ende bisedimet me Partine Demokratike per te percaktuar modalitetet e bashkepunimit ne funksion te zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011. Kur kane mbetur dhe shtate muaj nga perballja elektorale e radhes LSI-ja forca e dyte ne koalicionin qeveritar nenvizon se me demokratet do te kete nje proces te hapur bashkepunimi. Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Luan Rama ka vleresuar dje se bashkepunimi me qeverine e koalicionit te integrimit PD-LSI eshte bashkepunim solid dhe korrekt. Sipas tij dy forcat kryesore politike ne aleancen qeverisese ende nuk kane nisur kontaktet konkrete per te percaktuar formen e bashkepunimit. Po ashtu ai hodhi poshte faktin se LSI-ja kerkon qe per Bashkine e Tiranes mazhoranca te mos perfaqesohet me ministrin e Brendshem Lulzim Basha por me Monika Kryemadhin e LSI-se. Absolutisht nuk ka asgje te vertete sepse me PD-ne ne nuk jemi ne fazen e diskutimit te emrave qe do te kandidojne per Bashkine e Tiranes ka deklaruar ai. Per LSI-ne dy forcat politike bashkohen mbi nje marreveshje shume serioze te nenshkruar qe me themelimin e koalicionit qe ka prodhuar qeverine aktuale. Perfaqesues dhe zyrtare te larte te LSI-se ne dalje te ndryshme ne publik kane vleresuar se bashkepunimi politik do te jete ne funksion te fitores se Bashkise se Tiranes ne zgjedhjet vendore te pranveres se ardhshme. Bashkepunimi korrekt funksionimi i qendrueshem dhe soliditeti i qeverisjes krijon mundesi per te gjetur padyshim emra fituesish emra dinjitoze dhe qe te ofrojne platforma fituese per tere sfiden elektorale dhe politike te radhes ka deklaruar sekretari i Pergjithshem Luan Rama. Nderkohe mesohet se LSI-ja do te organizoje te henen e ardhshme konventen e deges se Tiranes ku do te prezantohen prioritetet dhe ambiciet politike dhe qeverisese. Megjithate zhvillimi i zgjedhjeve kushtezohet disi edhe nga ndryshimet e nevojshme ne Kodin Zgjedhor. LSI-ja nenvizon se vendos reformen zgjedhore si nje nder prioritetet e saj politike. Por sipas kesaj force politike vihet re mungesa e vullnetit nga lidershipi i Partise Socialiste per te qene pjese e ketij procesi ne menyre qe rekomandimet e bera nga OSBE-ODIHR te reflektohen ne ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Koalicioni i djathte dhe zgjedhjet lokale

Partia Demokratike numeron nje numer te konsiderueshem ne listen e partive me te cilat ka lidhur aleance politike. Per nga rendesia e numrave ne Parlament LSI-ja qendron ne vend te pare. Kesisoj arritja e nje marreveshjeje me partine qe drejtohet nga Ilir Meta do te jete e rendesishme per PD-ne. Nga ana tjeter qendron edhe Partia Republikane e cila me shume siguri do te bashkepunoje ngushte edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale me PD-ne. E vleresuar gjithnje si aleatja tradicionale e PD-se si ne opozite dhe tani ne mazhorance PR-ja pritet te nise bisedimet permes perfaqesuesve te saj me koleget demokrate per te percaktuar kriteret dhe detajet e metejshme te bashkepunimit. Nderkohe PD-se per zgjedhjet e ardhshme lokale mund ti shtohet nje tjeter aleat Partia per Drejtesi dhe Unitet qe drejtohet nga deputeti Shpetim Idrizi dhe gezon mbeshtetje tek komuniteti cam. Por Kryeministri Berisha do te duhet te tregohet i kujdesshem edhe ne raport me partine tjeter e cila mbron te drejtat e komunitetit cam Partia per Drejtesi dhe Integrim e Tahir Muhedinit me te cilen ka nje marreveshje politike dhe e konsideron si aleate.

Qeverisja on-line

Berisha takon Gjeneralin amerikan Uesli Klark

Kryeministri Sali Berisha ka pritur ne nje takim te vecante Gjeneralin amerikan Uesly Klark i cili me statusin e perfaqesues biznesi ka prezantuar nje projekt-propozim te rendesishem ne fushen e qeverisjes elektronike. Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane Kryeministrise Gjenerali Klark vleresoi ndryshimet e dukshme ne Shqiperi. Ai u shpreh se reformat e ndermarra nga qeveria e shqiptare kane ngjallur interes te madh tek grupe te njohura biznesi nga Amerika dhe Kanadaja. Klark mesohet te kete thene se ishte njohur me perpjekjet e qeverise shqiptare per te prezantuar sistemin elektronik ne shume fusha me qellim rritjen e transparences dhe eficences se veprimtarise se saj dhe se projekti qe ai propozon eshte ne linje me reformat e filluara. Gjate takimit Gjenerali Klark i prezantoi kreut te qeverise nje sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi te lojerave te fatit i cili garanton transparence dhe eficence ne procesin e funksionimit te lojerave te fatit elektronike si dhe vjeljen reale te taksave nga ky lloj biznesi. Si rezultat i aplikimit te ketij sistemi rriten shume te ardhurat e pavjelura nga lojerat e fatit on-line akoma te pakontrollueshme. Nga ana e tij kryeministri Berisha vleresoi interesin dhe mbeshtetjen e biznesit dhe investimeve te huaja ne Shqiperi si dhe per pjesemarrjen e Gjeneralit ne bordet drejtuese te ketyre bizneseve ne favor te investimeve ne Shqiperi. Nderkohe mediat kane bere me dije se kryeministri Berisha ka pasur nje takim me Damir Fazllic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›