E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I ngarkuari i Gjermanisë për Evropën Juglindore takon Bardhin: Me rëndësi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Në kuadër të bisedimeve të tij në Tiranë, i ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi Ambasada gjermane në Tiranë.

Ata shkëmbyen mendime mbi situatën e brendshme politike para zgjedhjeve parlamentare dhe perspektivat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Michael Reiffenstuel theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe përparimin e vazhdueshëm në fushën e shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, i ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, u takua sot në mëngjes me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gazmend Barbullushi.

Ambasada gjermane e vlerësoi takimin si një shkëmbim të mirë mbi çështjet rajonale, integrimin e Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.

1 nga 6

/r.e/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›