E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxehti afrikan në Shqipëri, ja si i shmangen qytetarët vapës

Temperaturat janë në pikun e tyre. Zhiva e terometrit shënon mbi 36 gradë. Meterologët thanë se vera e freskët tashmë është larguar, dhe i nxehti afrikan vjen në Shqipëri me temperatura tejet të larta.

Fundi i korrikut dhe muaji gushti, sipas meteroloëve do të shënoj po këtë të nxehtë afrikan me temperatura deri në 40 gradë celcius.  Kjo e dielë e nxehtë nuk është kaq favorizuese për kryeqytetasit të cilët vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.

Të moshuarit janë një ndër kategoritë që duhet të kenë kujdes në këto temperature të larta. Mjekët thonë se të sëmurët kronikë e veçanërisht të prekurit me sëmundje kardio-vaskulare duhet të evitojnë këto dalje. Ata që këtë të dielë përvëluese nuk kanë mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, një çadër i mbron nga rrezet e forta e kur ajo mungon edhe kjo fletë palosje përdoret gjatë lëvizjes. Zonjat kanë zgjedhur një kapele verore dhe syzet e errta dielli më të cilat shmangin të nxehtin duke u dukur edhe më moderne.

Të rejat, e kanë më të thjeshtë shmangien e vapës, të veshur lehtshëm, ku mbizotojnë pantallonat e shkurta, kapelet verore më moderne dhe kanatieret shumë ngjyrëshe. Stilistët kanë thënë se kjo verë i përket kreativitet, lirisë së zgjedhjes dhe kombinimit të ngjyrave.

Të vegjëlit janë një tjetër kategori të cilët duhet të shmangen nga orët e pikut. Pa lëvizur në asfaltin e nxehtë të Tiranës dhe pa qënë të zbuluar në karrocën e tyre.

Ata që janë sfiduesit e të nxehtit të korrikut janë këta të miturit të cilët ende në rrugët e kryeqytetit duke treguar drejtuesve të automjetëve aromatikë për makinat, në pritje të blerësve të cilët janë më pak këtë të dielë.

Myslimanët agjërojnë sepse ky është muaji i Shenjtë i Ramazanit për këta besimtarë, ndërsa në rrugët e Tiranës dëgjohen daullet. Çuditërisht edhe në drekë, pa partur perëndimin e diellit, ata sfidonin vapën.

E hëna gjithashtu do të nisë me temperatura të larta, pas orës 12.00 temperaturat maksimale do të jenë 36 deri në 38 gradë celcius. Mjekët në temperatura të tilla rekomandojnë shmangien e diellit përgjatë orëve të drekës dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ujit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›