E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 3 të vrarë me armë zjarri në zonën e plazhit

Tre persona janë vrarë me armë zjarri në një plazh privat në vendin e quajtur Kalaja, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura, por është mësuar se një person ka qëlluar me armë zjarri, Kallashnikov në mes të plazhit të mbipopulluar.

Veç 3 viktimave të konfirmuar, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Të shtënat kanë krijuar panik te pushuesit. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende mister.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›