E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti ne Kosove rritet numri i pacienteve

Rritja e madhe e temperaturave gjate ditëve tëfundit ka shtuar edhe numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ne Kosove. Pranë Qendrës Emergjente ne Prishtine, mjeket shprehen se numri i pacienteve qe paraqiten eshte dyfishuar.

Sipas drejtorit të Qendrës Emergjente,Basri Lenjani numri i personave që kërkojne ndihmë në këtë qendër brenda ditës është rritur në 150 deri në 175 persona. Mjeku Adem Jaha eshte shprehur per agjencine KosovaPress se temperaturat e larta po godasin pacientët, të cilët janë me sëmundje kronike, prandaj keshillon që kjo kategori t’i shmanget ekspozimit në temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës”.

Jaha rekomandon që përveç shmangies së ekspozimit në temperatura të larta të konsumohen edhe lëngje te ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›