E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, balena në brigjet kroate të Adriatikut

ZAGREB- Një balenë 10-metërshe është parë në uirat e bregdetit kroat, rreth 150 metra larg bregdetit të qytetit Rijeka.

Sipas medias kroate një banor lokal ka arritur ta fotografojë balenën nga ballkoni i shtëpisë së tij, rreth orës 08. 30 minuta të mëngjesit të së premtes.

Ekspertë nga Instituti për Hulumtime Detare "Bota e kaltër" konsiderojnë se kjo është balenë e llojit Balaenoptera physalus që jeton në detin Mesdhe dhe ndonjëherë ndodh që hyn dhe në ujrat e detit Adriatik.

Mendohet se kjo kafshë ka ardhur duke ndjekur disa nga anijet e vogla, që lundrojnë nëpër linjën e rregullt detare deri në Opati.

Ky lloj balene për herë të fundit është gjetur e ngordhur në veri të ishullit kroat Kërk. Këto balena jetojnë vetëm ose në grupe të vogla deri në 100 syresh.
Ushqehen kryesisht me planktone dhe peshq të vegjël.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›