I paharruar 9/11

Megjithe kete te shtunen rreth Ground Zero-s ku po zhvillohen ndertime ka gjalleri. Njerezit shkojne per te blere ose ulen ne banka para Millenium Hilton prej ku mund te hedhesh veshtrimin drejtperdrejt mbi kantierin e ndertimit ku mund te konstatosh ne cmase kane avancuar ndertimet e One World Trade Center. Nje qoshe rruge me tej ka trendafila prej druri ne ngjyrat kombetare e kuqe-e bardhe-blu fitimi nga shitja u shkon te afermve te zjarrfikesve te vrare. Biznesi ecen mire thote shitesja Stacy.
160Gezim dhe hidherim prane njeri-tjetrit
Dy vajza te reja te bukura me pantallona te shkurtra e fotografojne njera-tjetren duke qeshur para nje pllake me emrat e gati 3000 viktimave. Dy metra prane tyre nje i ri si shume vete te tjere shkruan nje emer ne pllake. Ti u shpetove jeten kaq veteve vazhdon ai me tej dhe fshin lotet160 nga syte. Ketu sheh shume burra ne moshe t-shirt-et e te cileve tregojne se ata jane police ose zjarrfikes me sy te skuqur nga lotet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-presidenti i SHBA Xhorxh W Bush dhe presidenti i SHBA Barack Obama ecin ne memorialin e viktimave te 11 shtatorit
Ne Kishen e Trinitetit nje qoshe rruge me tej pasdite do te behet leximi i disa poezive ne perkujtim te viktimave te atentatit. Ndersa ne oborrin e nje kishe te vogel te ndertuar ne vitin 1766 dhe qe mbeti pa u demtuar nga shembja e kullave binjake shume nga ata qe dhane ndihmen e pare takohen per te pjekur mish ne skare e per te pire. Ata kembejne me njeri-tjetrin kujtimet e atehershme si u kthye kisha ne nje oaz shlodhjeje. Ketu ata mund te grumbullonin force te pinin nje kafe te degjonin fjale miqesore mbeshtetjeje perpara se te niseshin serish drejt ferrit sic tregon Charles Kaczorowski. Per 10 muaj punoi ai ne germadhat e kullave dhe tani ai deshiron te falenderoje ata qe ndihmuan ne kishe.
Besim tek policia
Charlie K. sic e njohin ketu punon edhe sot si atehere si menaxher ne Ministrine e Dizajnit dhe Ndertimit per qytetin e Nju Jorkut. Ja si e shoh une kete pune une mbeta gjalle nga lufta e Vietnamit nga atentati i pare ndaj World Trade Center numeron ai 9/11 Ground Zero- une jam i pergatitur per te gjitha por i besoj plotesisht policise se Nju Jorkut qe ketu ajo ben nje pune te shkelqyer dhe ndihem i sigurte. Shqetesimi i tij i vetem eshte se mos ndonje pellumb i ben glasen mbi koke.
Gjashte minuta heshtjeje do te kete ne ceremonine qendrore perkujtimore ne Ground Zero- dy per goditjet e avioneve ne godinat dy per rrezimin e kullave dhe nga nje minute per atentatin kunder Pentagonit dhe rrezimin e avionit te fluturimit 93 ne Shanksville. Presidenti i SHBA Barak Obama do te jete i pranishem ne ceremoni njesoj si ish-presidenti i atehershem George W. Bush.
Autor Christina Bergmann/ Auron Dodi
Redaktoi Pandeli Pani
160