E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroplanët e udhëtarëve ‘shoqërohen’ nga ata luftarakë

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 10:47

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se aeroplanët luftarakë ishin urdhëruar që t’i përcjellin dy fluturime komerciale, pas raportimit për sjellje të dyshuar të disa udhëtarëve, në 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Fluturimet ishin nga Los Anxhelosi në Nju Jork dhe nga Denveri në Detroit, të kompanive “American Airlines” dhe “Frontier Airlines”.

Sipas zyrtarëve, dyshuese ishte shkuarja e shpeshtë e disa personave në banion e aeroplanëve dhe qëndrimi i gjatë në këtë kthinë të aeroplanit.

Këta udhëtarë ishin marrë në pyetje pasi aeroplanët kishin ateruar dhe ishin liruar pasi nuk ishte gjetur ndërlidhje me terrorizëm.

Agjencia FBI kishte thënë se aeroplanët luftarakë “F-16” ishin dërguar në ndjekje të aeroplanëve civilë për shkak të masave të shtuara të kujdesit, për shkak të shqetësimeve se terroristët mund të provojnë të lansojnë sulme në përvjetorin e 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›