I pashmangshmi Berisha lason edhe një bukuroshe

Ditën e sotme pjesëmarrëset bukuroshe të cilat konkurrojnë për kurorën e “ Miss Universe 2010“ kanë mbërritur në Las Vegas. Nata finale e këtij evenimenti të madh botëror do të mbahet më 23 gusht në “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas, ku nuk mungon dhe pjesëmarrja e Angela Martinit, bukuroshja që do të përfaqësojë Shqipërinë. Ajo lindi në Shkodër, u rrit në Zvicër dhe aktualisht jeton në New York, është shpallur “Miss Universe Albania”, për vitin 2010. Shqiptarja ka kapur majat e modës në New York, nën kujdesin e fotografit të famshëm Fadil Berisha, transmeton BallkanWeb.