Falë Berishës, Hasna në orbitë

Hasna Xhukiçi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi vitin e kaluar Shqipërinë në “Mis Univers 2009”, aktualisht po vazhdon karrierën e saj si modele në Kinë. Suksesin e saj deri të tanishëm përveç familjes së saj, e cila e ka përkrahur shumë, ajo ia ka kushtuar atij që për të është shndërruar në një baba të dytë, Fadil Berishës, dhe ka e ndjekur në çdo hap të karrierës, transmeton BallkanWeb . Ajo prej tre vjetësh është larguar nga Shqipëria dhe nga familja e saj dhe këtë verë bukuroshja Xhukiçi ka vendosur ta kalojë në vendin e saj dhe pranë familjes së saj. Do të jetë një periudhe dy javore e jo më shumë, sepse asaj i duhet t’i rikthehet jetës dhe punës së mëparshme.