E Enjte, 5 Nëntor 2026

I përfshirë në konflikte të dhunshme, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim. Ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë kërcënuar një 27-vjeçar dhe i kanë dëmtuar automjeti.

Gjithashtu, 30-vjeçari është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme, të regjistruar më 18 prill të këtij viti. Ai ka përplasur qëllimisht një automjet dhe ka dhunuar drejtuesin e mjetit.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit B. S. dhe S. S. (vëllezër, të shpallur në kërkim), më datë 01.03.2023, kanë kanosur një 37-vjeçar, të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit. Gjithashtu më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›