E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-presidenti rus, Medvedev: “Gati për të përdorur armë bërthamore nëse është e nevojshme”

Ish-presidenti Dmitry Medvedev ngre edhe një herë spektrin e skenarëve apokaliptikë, duke paralajmëruar se Rusia “nuk do të hezitojë” të përdorë së pari armët bërthamore, nëse e konsideron ekzistencën e saj të kërcënuar.

Një rrezik konkret duke qenë se, sipas tij, në Ukrainë, Moska po lufton “kundër të gjithë NATO-s”.

Deklaratat e tij jane ne linjen e qendrimeve te forta nder muaj, ashtu sikurse jane edhe qendrimet e Ministrit te Jashtem, Lavrov.

“Askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore, por duket se dikush është gati ta kalojë atë.” 

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke folur me gazetarë në OKB.

Edhe nëse “kur bëhet fjalë për luftën e tretë botërore, të gjithë drejtojnë menjëherë gishtin nga Rusia”, shtoi ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›