E Martë, 3 Nëntor 2026

I përfshirë në korrupsion, GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Në seancën për caktimin e masës, Lena mohoi akuzat duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›