I plotë - Vëzhguesit: Përmirësime në zgjedhje, por shkeljet vazhdojnë

Tiranë, 29 qershor NOA Updated Në një deklaratë të dhënë sot, Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve doli në përfundimin se procesi zgjedhor në Shqipëri demonstroi përmirësime, por gjithashtu konstatoi se shkeljet vazhdojnë.
Vëzhguesit thanë se zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket futjes së
procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, si dhe miratimit të një
kuadri të përmirësuar ligjor.
Por vëzhguesit theksuan, gjithashtu, se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i
aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës, të cilat e dobësoi
besimin e publikut tek procesi zgjedhor.
Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore dhe atmosfera u përmirësua.
Vëzhguesit e vlerësuan procesin e votimit pak më pozitiv sesa ai i zgjedhjeve të kaluara,
por vërejtën shkelje procedurale të lidhura veçanërisht me të shënjimit me bojë dhe
votimin e përhapur familjar.
Misioni tha se ishte shumë herët për të bërë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi i
votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanë përfunduar ende.
Vendi ka fituar pjekuri, ka përparuar, dhe shumë prej frikërave që kemi pasur vetëm disa
muaj më parë, nuk janë konkretizuar. Unë, sigurisht, jam i gëzuar për progresin që pamë,
por janë ende një numër i konsiderueshëm çështjesh që duhen trajtuar, veçanërisht klima
e polarizuar politike, tha Wolfgang Grossruck, Zëvendës Presidenti i Asamblesë
Parlamentare të OSBE-së dhe Kordinatori Special i Misionit të Vëzhguesve Afatshkurtër
të OSBE-së.
Këto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithë potencialin për të ndërtuar një
shoqëri demokratike si ato në vende të tjera evropiane. Tashmë, bie një përgjegjësi
shumë e madhe mbi autoritetet dhe aktorët kryesorë politikë në vend, të cilët duhet të
punojnë shumë për të krijuar besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor demokratik,
tha Corien Jonker, Kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Evropës.
Raporti ynë shfaq zhvillime pozitive, por edhe disa negative në kryerjen e këtyre
zgjedhjeve. Është bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005.
Megjithatë, ende nevojiten përpjekje më të mëdha nga të gjitha forcat politike me qëllim
përmbushjen e standardeve të kërkuara ndërkombëtare, tha Bruce George, Kryetari i
delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kodi i ri Zgjedhor miratuar me konsensusin e të dyja partive kryesore politike prezantoi
një sërë përmirësimesh dhe garancish të rëndësishme, veçanërisht për sa i përket
regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Është për të ardhur keq, pasi niveli i lartë i
mosbesimit mes palëve, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat
për presion mbi zgjedhësit nuk e rritën besimin e publikut në procesin zgjedhor, tha
Ambasadorja Audrey Glover, Kryetare e Misionit të Vëzhguesve Afatgjatë të Zyrës së
OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSCE/ODIHR).
RAPORTI I PLOTE
Tiranë, 29 qershor 2009
Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MNVZ) parlamentare të datës 28 qershor 2009 në Shqipëri është një nismë e përbashkët e zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës (AP e KE-së) dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s).
Zgjedhjet vlerësohen për përputhshmërinë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin shqiptar. Kjo deklaratë e konstatimeve dhe përfundimeve paraprake nxirret përpara mbylljes së procesit. Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet, në mënyrë të ndjeshme nga ecuria e fazave të fundit të procesit zgjedhor, në mënyrë të veçantë nga numërimi i votave, mbledhja e rezultateve, si edhe puna për i ankesave të mundshme pas ditës së zgjedhjeve.
Pothuajse tetë javë pas mbylljes së procesit, OSBE/ODIHR do të nxjerrë një raport të plotë përfundimtar, ku do të përfshihen edhe rekomandime për përmirësime të mundshme. Asambleja e OSBE-së do të paraqesë raportin a saj në seancën e verës në Vilnius më 1 korrik 2009. Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së do të japin raportin e tyre në seancën parlamentare të Asamblesë në shtator/tetor 2009.
Institucionet e përfaqësuara në MNVZ, të cilat janë të gatshme të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, dëshirojnë të falënderojnë autoritetet shqiptare për bashkëpunimin.
KONKLUZIONET PARAPRAKE
Zgjedhjet parlamentare të datës 28 qershor në Shqipëri shënuan progres të prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor, i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore, dhe procesit të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash.
Këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit nga partitë politike, si edhe nga shkeljet që u vëzhguan gjatë fushatës zgjedhore, elementë këto që zbehën besimin e publikut në procesin zgjedhor. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore, dhe atmosfera ishte e përmirësuar. Procesi i votimit u vlerësua si pak më shumë pozitiv se në zgjedhjet e tjera, megjithëse u vëzhguan një sërë shkeljesh procedurale. Do të ishte e parakohshme të bëhej një vlerësim përfundimtar në këto momente pasi elementët kyçë si numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanë përfunduar ende. Vlerësimi përfundimtar do të varet në një masë të konsiderueshme nga zhvillimi i këtyre fazave të procesit zgjedhor.
Në vijim të rekomandimeve të bëra kohë më parë, qeveria bëri përpjekje të konsiderueshme për të hartuar një regjistër elektronik të gjendjes civile dhe për të pajisur të gjithë zgjedhësit me kartë identiteti. Gjithsej, u shpërndanë 1.321.376 karta identiteti, dhënë edhe zgjedhësve pa pasaportë, kjo e fundit ishte edhe mënyra tjetër e vetme për identifikimin e zgjedhësve. Rreth 81.000 karta identiteti mbetën të patërhequra deri ditën e zgjedhjeve. Megjithatë, nisja me vonesë e shpërndarjes së kartave të identitetit, mungesa e kapaciteteve administrative dhe të metat teknike kontribuuan që kjo çështje të bëhej një nga çështjet më të kontestuara të këtyre zgjedhjeve. Ka pasur raste ku aktivistët e PD-së kanë ndërhyrë në mënyrë të panevojshme. Partitë opozitare, në veçanti Partia
Socialiste (PS), pretenduan se procesi ishte kompromentuar nga manipulimet me motivime politike, shpesh pa i konkretizuar akuzat e tyre; në disa raste këto aludime dukeshin të pabazuara.
Kuadri ligjor që prezantoi sistemin e ri të përfaqësimit rajonal proporcional, përcakton një bazë të plotë teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nëse zbatohet me mirëbesim nga autoritetet dhe partitë politike. Megjithatë, lipsen përmirësime të tjera në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës.
Fushata zgjedhore u zhvillua në një klime politike tepër të politizuar, dhe si në zgjedhjet e
mëparshme, u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. Fushata ishte aktive dhe e gjallë në shumë rajone, me një numër partish që konkurronin në zgjedhje duke u ofruar votuesve zgjedhje të vërtetë. Në përgjithësi, klima e zgjedhjeve ishte e qetë me disa raste dhune dhe me përdorim të herëpashershëm të një gjuhe të ashpër.
Pati