I prangosuri: Ju tregoj Gencin, autorin e vertete
Vrasja e Korces merr nje tjeter rrjedhe hetimi. Kjo pas deshmise se djeshme te dhene ne sallen e gjyqit nga i dyshuari per ekzekutimin mafioz te Nikolin Sonellarit, pese dite me pare. Ndersa policia ka ngritur pisten e vrasjes per shkak te borxhit prej 5 mije euro dhe prishjes se pazareve te trafikut te droges, i dyshuari Leonard Pasho, 30 vjec, ka deshmuar se krimin e ka kryer nje tjeter person, duke mohuar akuzen. "Nje person i quajtur Genci, nga Roskoveci i Fierit, me ka kerkuar te ndermjetesoja per ardhjen e nje shume prej 5 mije euro nga Greqia", deklaroi nepermjet avokatit te tij mbrojtes i dyshuari aktual per vrasjen e Sonellarit. Me gjithe deklaraten e kryer, Gjykata e Korces e ka lene ne qeli 30- vjecarin Pasho. Prokurorja e ceshtjes, Roza Qirjaqi dhe gjykatesja e seances, Etleva Cami, kane qene ne nje linje te vendimit te tyre, sepse eshte vendosur masa e sigurise