E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre dite martese, vetevaret 25-vjecarja

Ardian Bushi
Jeta martesore me nje burre 20 vjet me te madh se vetja, nuk eshte kaperdire me shume se tre dite dhe tre net nga nje e re lezhjane, e cila dje u gjet e varur ne banesen ku kishin nisur jeten ne cift. Ngjarja u lokalizua ne fshatin Rrobosht, prane qytetit te Lezhes. Mirela Gjoka, 25 vjece, eshte gjetur e vetevarur ne dhomen e gjumit te shtepise bashkeshortore, rreth ores 10:45 te paradites se djeshme. Nga hetimet e para te policise, ka rezultuar se gruaja ishte martuar me shkuesi me nje burre rreth 20 vjet me te madh se veten. Pikerisht te nje martese e padeshiruar jane perqendruar hetimet e policise, ndersa trupi i 25-vjecares po ekzaminohet nga ekspertet mjeko-ligjore.
Gruaja e re eshte gjetur pa jete nga bashkeshorti i saj, i cili, pasi ka trokitur dhe nuk ka marre pergjigje, ka hyre ne dhomen e gjumit nga dritarja. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se 25-vjecarja ka lidhur nje shami te gjate rreth portollambes, eshte ngjitur mbi karrige, ka futur koken ne lak dhe eshte leshuar ne zbrazetire. Ekspertet mjeko-ligjore kane konstatuar vdekjen nga asfiksia dhe demtime te rruazave te qafes, ndersa po shqyrtohet trupi i viktimes per te pare nese mbi te eshte ushtruar dhune.
Sipas policise, Mirela Gjoka eshte njohur vetem dy muaj me pare me bashkeshortin e saj, qe eshte 20 vjet me i madh. Policia e Lezhes tha dje se nje nga motivet, mbi te cilat po punohet, eshte deshperimi i vajzes per nje martese qe nuk e ka deshiruar. Familjaret e bashkeshortit te saj i kane thene policise se gjate tre diteve te marteses vajza ka qene e heshtur dhe e mbyllur ne vetvete, por ata e kane konsideruar si sjellje normale per nje grua te porsamartuar. Aktualisht jane marre ne pyetje disa persona qe mendohet se mund te kene dijeni mbi ngjarjen, ndersa familjaret e ngushte do te pyeten pas funeralit. Sipas policise, vajza nuk ka lene ndonje shenim ne lidhje me shkaqet qe e shtyne drejt gjestit ekstrem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›