E Diel, 1 Nëntor 2026

I preu rrugën eskortës së Kryeministrit, 28 vjeçari lihet i lirë

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Ngjarja pranë hotel Dajtit TIRANE -Eshtë lënë i lirë Ervis Hoxha,  28 vjeçari i cili me makinën e tij rrezikoi të përplaset me eskortën e Kryeministrit Berisha mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës. Ngjarja u shënua pranë Hotel “Dajtit” në kryeqytet, ndërsa shefi i ekzekutivit kishte përfunduar takimin me krerët e rretheve në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve 2013, në selinë e Partisë Demokratike.

Ervis Hoxha u la i lirë pa kaluar 24 orë nga incidenti pasi policia deklaroi se i riu nuk kishte pasur veprime të qëllimshme dhe do të ndiqet në gjëndje të lirë.

Pas incidentit, mbrëmjen e djeshme, Komisariati numër 1 i policisë mundi të arrestojë drejtuesin e automjetit me targa AA 237 BG që i preu rrugën makinës së Kryeministrit duke u futur në kahun e kundër të lëvizjes. Edhe dje policia konfirmoi se shtetasi Ervis Hoxha, 28 vjeç nga Lushnja ishte në gjendje të dehur kur drejtonte automjetin.

(Në foto, Ervis Hoxha, i arrestuar në komisariatin e policisë)

INCIDENTI DISA MUAJ ME PARE
Disa muaj më parë, djali i zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku (kur Aleksandër Meksi ishte kryeministër), terrorizoi Kryeministrin Berisha Berisha, kur në gjendje të dehur arriti të depërtojë në eskortën e tij. Ngjarja u shënua në autostradën Tiranë-Durrës, kur Kryeministri po kthehej nga Rinasi për në Tiranë pasi kishte ardhur nga Roma ku ndodhej për të marrë pjesë në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës.  Romir Kopliku u arrestua disa minuta më vonë, por më pas u la i lirë me pretendimin se ishte në gjendje të dehur dhe i droguar.

(Lajmi u perditësua)

Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›