Tiranë, zjarr në bodrumin e pallatit, vdes roja i parkimit
TIRANE - Një zjarr i rënë mesditën e sotme në kryeqytet ka shkaktuar vdekjen e rojes së pallatit. Mësohet se zjarri ka rënë në bodrumin e një kompleksi pallatesh në lagjen "Ali Demi".
45-vjeçari Alfred Mershuli me detyrë roje i parkimit ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë të shkatuar nga tymi i madh që ka mbushur bodrumin.
Sipas gazetarit të A1 Report! Arsen Rusta shkak për rënien e zjarrit ka qenë djegia e një kabulli elektrik, si pasojë e mbingarkesës në kabinën elektrike. 45-vjeçari ka humbur jetën menjëherë dhe ka qenë e pamundur t’i jepej ndihma e parë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur 2 makina zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ndërkohë që grupi hetimor na nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 45-vjeçarit.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)