E Diel, 1 Nëntor 2026

I publikuan foton e gjyshit në Konventën e PS, Topalli: “Njeriu mavi” vë portretet e shenjta përkrah “kalbsinave të vjetra”

20-05-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi sot pas publikimit të fotos së gjyshit të saj, Gjon Çoba, në punimet e Konventës së Partisë Socialiste, ditën e dielë.
Në reagimin në profilin e saj në “Facebook”, kryetarja Topalli e prezanton gjyshin e saj, ndërsa e akuzon kryetarin socialist, Edi Rama, se portretet e shenjta i prezanton përkrah “kalbsinave të vjetra”, që i vranë. “Ky është gjyshi im; Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet 20’. Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi t’u shuante genin e ta zëvendësonte dje me “njeriun e ri”…Sot “njeriu mavi” ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah “kalbsinave të vjetra” që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim… Shqipëria ka vetëm një përgjigje për “njeriun mavi”, të njejtë, identik e të pandryshuar, atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si “njeriu i ri”, shprehet Topalli në reagimin e saj në rrjetin social Facebook.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›