E Diel, 1 Nëntor 2026

I quajnë fëmijët Adolf Hitler e Kombi Arian, u marrin dhe beben e tretë

Share

Prinderit me Adolfin

Prindërit e një bebe të sapolindur janë detyruar ta dorëzojnë atë pasi më përpara ata i kishin quajtur fëmijët e tyre Adolf Hitler dhe Kombi Arian. Zyrtarët e shërbimit social në Nju Xhersi, SHBA, u kishin marrë më parë edhe dy fëmijët me emrat Adolf Hitler dhe Kombi Arian. Por sapo Deborah Kempbëll ka lindur fëmijën e tretë, që do quhej Hons, është detyruar ta dorëzojë atë.

Deborah dhe i shoqi, Heth, u bënë të njohur për publikun kur një supermarket nuk pranoi të dekoronte tortën e ditëlindjes me emrin Adolf Hitler sipër.

Menjëherë pasi shpërtheu lajmi, atyre iu hoq e drejta të mbajnë fëmijë. Edhe fëmija e tretë ka një emër të çuditshëm, ai quhet Honsclin Hinler. Mendohet se është një referencë për Hajnrish Himler.

Muajin e shkuar prindërit nuk u gjetën fajtor për abuzim me fëmijët, por sërish nuk patën mundësi të marrin të vegjlit e tyre. Ata thonë se ua kanë vendosur emrat fëmijëve thjesht për shkak se u pëlqenin e ishin unikë, por nuk ka lidhje kjo me abuzimin me fëmijët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›