E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të rinjve në protestën e sotme, duke u ndalur tek 28-vjeçari, që u godit me plumb gome në sy.

erjon marjana dhuna

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se pushteti përpiqet të imponojë frikën te qytetarët.

Sipas saj dhuna ndaj protestuesve nuk e shuan reagimin qytetar, por e bën edhe më të qartë arsyen pse njerëzit vijojnë të qëndrojnë në shesh.

“Herën e parë protestat shpërthyen masivisht se u mor zvarrë nji njeri. Sot pamë nji tjetër njeri që u godit në sy. E ndigjuem edhe britmën e tij. Pushteti vazhdon me e trajtu trupin e qytetarit si vendin ku duhet me u ngulë frika. Por çdo goditje ndaj nji protestuesi e ban edhe ma të qartë pse njerëzit vazhdojnë me qëndru në shesh”, shkruan Koçeku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›