I sëmuri mendor sulmon me sopatë një nxënës në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare ne qytetin e Korçës, ku një fëmijë është sulmuar brenda ambienteve të shkollës, shkruan BW.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një 39-vjeçar me probleme psikike ka tentuar të godasë me sopatë një nxënës të klasës së gjashtë. Fatmirësisht fëmija është shmangur në kohë./Indeksonline/