I shet yjet e Anzhit, për të investuar në shtet!

Pronari i skuadrës ruse, Anzhi, miliarderi Suleyman Kerimov ka njoftuar se do ti vë në shitje të gjithë yjet e skuadrës.
Kerimov ka thënë se ka dështuar për të bërë histori me Anzhin duke mos u munduar të ngrisë më këtë skuadër.
Kerimov ka thënë se nuk synon më të bëjë transfere të shtrenjëta dhe se me shitjen e tyre do të inestoi në Dagestan.
"Yjet e skuadrës duhet të shiten. Me paratë e fituara ne do të forcojmë ekonominë në Dagestan. Nuk arritëm të fitojmë tituj, nuk arritëm të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk do të ketë më transfere të shtrenjëta" deklaroi Kerimov.
Yjet si Eto'o , ëillian , Traore , Diarra , Kokorin , Zhirkov , Denisov , Samba pritet të largohen pas përfundimit të kampionatit./Indeksonline/