Liverpooli pushton Oslon, prapë fitore

Skuadra e Liverpoolit po vazhdon me fitore në ndeshjet parapërgatitore. Skuadra e madhe angleze shënoi fitoren e radhës duke e mposhtur skuadrën norvegjeze, Valerenga me rezultat 4 me 1.
Në një atmosferë fantastike të krijuar në stadiumin "Ulleval Stadion", Liverpooli shfaqi edhe një performancë fantastike.
Luis Alberto shënoi golin e parë në fanelën e Liverpoolit në minutën e 31. Barazoi Gonzales vetëm katër minuta më vonë. Aspas shënoi për 2 me 1 në minutën e 44. Martin Kelly realizoj për 3 me 1 në minutën e 54. Për rezultatin pëfundimtar 4 me 1 u përkujdes Sterling me golin e tij në minutat shtesë.
Pas ndeshjes, gazetarja Donjeta Blakaj bëri një pyetje për trajnerin Brendan Rodgers. Për Indeksonline, Rodgers është pyetur për situatën e Luis Suarez.
"Nuk ka asgjë të re. Suarez është në Liverpool dhe vazhdon të jetë lojtar i ynë. Ne nuk kemi vendosur ta shesim, por gjërat mund të ndryshojnë" ka thënë Rodgers./Indeksonline/