E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim, arrestohet 31-vjeçari në Portin e Durrësit, në 2019 tentoi të vriste dy persona

Një 31-vjeçar me iniciale S. E është arrestuar këtë të diel në Portin e Durrësit ndërsa po futej në vendin tonë. Sipas policisë, 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2019, tentoi vrasjen e dy personave në Fushë-Mëzez. Arrestimi i tij është bërë gjatë momentit që ka hyrë në portin e Durrësit pasi sapo kishte mbërritur nga Italia.

“31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në muajin prill 2019, në rrugën “Lisi”, në Fushë-Mëzez, shtetasi S. E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›