E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Planet e Kinës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk mund t’u besojmë fjalëve të Pekinit

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Boris Pistorius ka reaguar me skepticizëm ndaj planeve të Kinës se si mund t’i jepet fund konfliktit të Ukrainës.

“Kur dëgjoj raporte  dhe nuk e di nëse ato janë të vërteta – sipas të cilave Kina mund të planifikojë të sigurojë drone kamikazë në Rusi, ndërsa në të njëjtën kohë të paraqesë një plan paqeje, atëherë unë sugjeroj që ta gjykojmë Kinën me veprimet dhe jo fjalët e saj”, u shpreh ai për transmetuesin publik gjerman Deutschlandfunk.

Ministria e Jashtme e Kinës adresoi një letër duke kërkuar një rifillim të bisedimeve të paqes, për t’i dhënë fund të sanksioneve të njëanshme dhe ka theksuar kundërshtimin ndaj përdorimit të armëve bërthamore.

Zyrtarët perëndimorë gjithashtu kanë ngritur shqetësime se Kina mund t’i sigurojë Rusisë ndihmë ushtarake, një akuzë e mohuar nga Pekini.

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak  ka theksuar se planet e Kinës janë joerealiste.

“Nëse pretendoni të jeni një lojtar global, ju nuk mund të ofroni një plan jorealist. Rusia është një agresor që theu ligjin ndërkombëtar dhe do të humbasë luftën”, u shpreh ai.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›