I shpallur në kërkim nga Italia, kapet në Angli shqiptari, 40-vjeçari dënohet me burg

Një shqiptar i kapur në Angli është dënuar me 4 vite burg. Ai akuzohet për veprën penale “Trafik droge”.
Sipas medieve të huaja, 40-vjeçari, për rreth një vit, nga shtatori 2013 deri në tetor 2014 , merrej me kokainë , veçanërisht në zonën e Perugias.
Ai u shpall fajtor se kishte shitur disa doza kokaine në Ponte San Giovanni. Shqiptari i kishte shitur një burri drogë në vlerë prej 90 eurosh, ku shkëmbimi ndodhi brenda një makine në prani të vajzës së tij trevjeçare.
I shpallur në kërkim që prej majit të vitit 2024 , ai u gjurmua falë hetimeve që çuan përfundimisht në arrestimin e 40-vjeçarit në Angli, nga zyra e kolateralit të Interpolit në Mançester, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Romës. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.