I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23 vjeçari në Muriqan

Një 23 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte në kërkim për plagosje.
Sipas policisë, ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Lezhë./abcnews.al