E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë/ Një grua rrezikoi mbytjen, dërgohet me urgjencë në spital

Një shtetase është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. ABC News mëson se 80-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Gruaja ka rrezikuar të mbytet në det në zonën e Lungomares. Mësohet se është nxjerrë nga uji nga dy turistë në gjendje të rënduar dhe dërguar drejt spitalit të Vlorës.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetases dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›